Theu bojkotin për të mbrojtur administratorin e inceneratorit të Elbasanit, pezullohet për dy vite licenca e avokatit Lefter Xhengo

9 October 2026, 12:47 / AKTUALITET ALFA PRESS

Theu bojkotin për të mbrojtur administratorin e inceneratorit të

Komiteti Disiplinor i Dhomës së Avokatisë ka vendosur pezullimin për dy vite të licencës së avokatit Lefter Xhengo, mbrojtësit të Leli Kajës, pasi ky i fundit theu bojkotin e avokatëve dhe mori pjesë në seancën për caktimin e masës së sigurisë në GJKKO.

Vendimi u mor pas një mbledhjeje urgjente të Komitetit Disiplinor, të thirrur këtë të premte, pas pjesëmarrjes së dy avokatëve në seancat gjyqësore, pavarësisht bojkotit të shpallur nga Dhoma e Avokatisë.

Ndërkohë, mbledhja vijon për shqyrtimin e rastit të avokatit tjetër, i cili një ditë më parë theu bojkotin gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë ndaj Gerta Gjocit.

Bojkoti i avokatëve është ndërmarrë në shenjë proteste ndaj rregullores së GJKKO-së, të cilën ata e kundërshtojnë me argumentin se cenon ushtrimin e profesionit të tyre.

Po ndodh...