EMRAT/ Dyshohet se po përgatitnin atentat, arrestohen 3 persona të armatosur dhe me skafandra

9 October 2026, 12:27 / AKTUALITET ALFA PRESS

EMRAT/ Dyshohet se po përgatitnin atentat, arrestohen 3 persona të

Tre persona janë arrestuar nga shërbimet e Policisë së Lezhës, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Shkodrës, pasi po planifikonin kryerjen e një vrasje në zonën e Pllanës. Ata kanë rënë në sy teksa vëzhgonin zonën dhe kryenin lëvizje të dyshimta.

Gjatë këtij operacioni u arrestuan shtetasit Elden Tarja, 25 vjeç, banues në fshatin Barbullush, Kristian Ymeri (Shkambi), 34 vjeç, banues në Kamzë, dhe Vincesk Piroli, 38 vjeç, banues në Kurbin (shtetas me precedentë të shumtë penalë për krime kundër personit, brenda dhe jashtë shtetit).

Menjëherë pas marrjes së informacionit se në rrugën e vjetër “Pllanë-Lezhë” dy shtetas me skafandra, të cilët lëviznin me motomjet, kryenin lëvizje të dyshimta, shërbimet e Policisë organizuan punën dhe shkuan në zonën e sinjalizuar.

Si rezultat i patrullimeve komplekse dhe krehjes së zonave ku dyshohej se kishte lëvizur motomjeti, në Lezhë dhe në drejtim të Shkodrës, në segmentin rrugor “Gjadër-Barbullush”, u ndalua automjeti tip “Volkswagen”, me të cilin po lëviznin shtetasit Vincesk Piroli dhe Kristian Ymeri (Shkambi), të konstatuar më parë duke lëvizur me motomjet në rrugën e vjetër “Pllanë-Lezhë”.

 

Po ndodh...