Goditi punonjësin e policisë gjatë protestës para Kuvendit, arrestohet një person, 7 të tjerë nën hetim

9 October 2026, 12:56 / POLITIKË ALFA PRESS

Goditi punonjësin e policisë gjatë protestës para Kuvendit,

Policia e Tiranës ka arrestuar një nga tetë protestuesit e shoqëruar ditën e djeshme gjatë tubimit para Kuvendit, i cili u shoqërua me tensione dhe përplasje fizike. Ndërkohë, shtatë personat e tjerë do të procedohen penalisht në gjendje të lirë.

Sipas burimeve për mediat, personi i arrestuar dyshohet se gjatë protestës ka goditur një punonjës policie për shkak të detyrës. Për shtatë protestuesit e tjerë janë nisur procedurat përkatëse penale, ndërsa hetimet për ngjarjet e regjistruara gjatë tubimit ditën e djeshme vijojnë.

Gjatë protestës së djeshme, protestuesit u përplasën fizikisht me efektivët e policisë, shtynë kordonin policor dhe tentuan të shembnin barrierat e vendosura rreth perimetrit të Kuvendit. Në përpjekje për të shpërndarë protestuesit dhe për të rikthyer kontrollin në zonën përpara godinës së Kuvendit, policia përdori gaz lotsjellës.

 

Po ndodh...