Menaxheri i FFK zbulon lëvizjet e bujshme të Shqipërisë: Në shënjestër ishin Gallapeni dhe Foda!

Bajram Shala, Menaxheri i Federatës së Futbollit të Kosovës ka bërë bujë të madhe me një deklratë të dhënë së fundmi. Shala shprehet se Shqipëria dëshironte të merrte nga dardanët mbrojtësin Dion Gallopeni dhe trajnerin Franco Fodas.
“Shqipëria ka qenë shumë pranë vjedhjes së Dion Gallapenit. Duket fjalë e rëndë, por ashtu mund të përkufizohet, sepse ai është një lojtar lindur, rritur në Kosovë, ka luajtur për grupmoshat e Kosovës deri në U21 dhe Shqipëria tentoi deri në fund të na e merrte”.
Sipas tij, Shqipëria donte edhe Fodan, por ky i fundit vendosi për Kosovën.
“Trajneri Franco Foda ka pasur shumë oferta, edhe të rëndësishme, por ka vendosur të vazhdojë me ne. Largohet vetëm në rast të ndonjë oferte mjaft joshëse dhe kundrejt dëmshpërblimit të rëndësishëm. Edhe nga Shqipëria i kanë thënë ‘eja, shiko Tiranën, stadiumin e bukur’, duke e joshur në mënyrë indirekte por ai e ka bërë zgjedhjen e tij, duke zgjedhur edhe futbollin që luan Kosova”, deklaroi ai.
Po ndodh...
ide
Ligji u miratua, tani sprova e sovranitetit!
Kur humori bëhet alibi dhe një përgjigje Filip Çakulit
Faik Konica, Njeriu-Histori dhe Historia-Njeri
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
