Kushte të paqëndrueshme dhe reshje shiu në gjithë territorin, parashikimi i motit për këtë të shtunë

10 October 2026, 07:53 / AKTUALITET ALFA PRESS
Kushte të paqëndrueshme dhe reshje shiu në gjithë

Ditën e shtunë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet i vranët dhe me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe në jug reshjet e shiut në intervale afatshkurtra parashikohen me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Era pritet të fryjë me drejtim kryesor juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 6m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era hera- herës pritet të fitojë shpejtësi deri 16m/s.

Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë.

 

Po ndodh...