“Këtij pushteti i ka ardhur fundi”, aktivistja Vatnikaj: Reforma e re territoriale një turp, nuk frikësohemi nga asnjë shantazh
Aktivistja Sidorela Vatnikaj në fjalën e saj në protestën e 132 kombëtare kundër qeverisë deklaroi se pushtetit të Edi Ramës i ka ardhur fundi.
Vatnikaj theksoi se reforma territoriale e re është një turp.
Ajo shtoi se protestuesit nuk frikësohen nga asnjë shantazh e se do jenë në shesh deri në largimin e kryeministrit Edi Rama.
Aktivistja Sidorela Vatnikaj: Ky parlament nuk na përfaqëson më as interesat tona e as shqetësimet tona, por vepron sipas urdhrave të Edi Ramës.
Reforma territoriale u votua për turp nga PS sipas urdhrit të Ramës, pavarësisht se banorët e 15 bashkive kanë protestuar. Ne jemi këtu për t’i thënë Edi Ramës se nuk frikësohemi as nga shantazhet e as nga presioni. Jemi këtu për të kërkuar dorëheqjen tënde dhe kabinetit tënd.
Reforma territoriale jo vetëm shkrin 15 bashki me një të rënë të lapsit, por se e përqendron pushtetin në pak duar. Këtij pushteti korruptiv i ka ardhur fundi.
Dy protestues që kanë goditur me vezë makinën e Edi Ramës janë në burg akoma. Ndërkohë që ne kemi kërkesa, ata ushtrojnë dhunë policore. Por fundi yt do jetë afër.
Po ndodh...
ide
Kush nuk është i shantazhueshëm dhe kujt mund ti besojmë
Ligji u miratua, tani sprova e sovranitetit!
Kur humori bëhet alibi dhe një përgjigje Filip Çakulit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
