Reali bën gati planin për lëvizjë të rëndësishme në merkato

Real Madridi ka nisur të planifikojë strategjinë e merkatos për vitin 2027, me drejtuesit e klubit që synojnë të përforcojnë ndjeshëm skuadrën, veçanërisht repartin defensiv. Objektivi është i qartë: afrimi i të paktën një mbrojtësi të nivelit të lartë për të rritur cilësinë dhe sigurinë e prapavijës.
Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, verën e kaluar madrilenët kishin shqyrtuar mundësinë e transferimit të emrave të rëndësishëm si Rúben Dias dhe Alessandro Bastoni. Megjithatë, këto pista u ndërprenë pasi klubi siguroi shërbimet e Ibrahima Konaté me parametra zero, duke vendosur të përqendrohej te pozicione të tjera.
Tashmë, drejtuesit e Real Madridit po rikthejnë vëmendjen te mbrojtja, ndërsa paralelisht po analizojnë edhe nevojat e mesfushës, me synimin për të ndërtuar një skuadër sa më të ekuilibruar.
Situata në mesfushë ka ndryshuar gjithashtu pas përfundimit të pistës së Rodrit, i cili, sipas raportimit, përfundoi te Barcelona, duke i detyruar madrilenët të rishikojnë planet e tyre. Në Madrid nuk duan të përsërisin gabime në planifikimin e skuadrës. Për këtë arsye, projekti i vitit 2027 pritet të përfshijë lëvizje strategjike.
Po ndodh...
ide
Kush nuk është i shantazhueshëm dhe kujt mund ti besojmë
Ligji u miratua, tani sprova e sovranitetit!
Kur humori bëhet alibi dhe një përgjigje Filip Çakulit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
