Alarmohen te Bajerni, kapiteni dëmtohet sërish dhe rrezikon Interin

24 Mars 2025, 16:32 / SPORT ALFA PRESS

Alarmohen te Bajerni, kapiteni dëmtohet sërish dhe rrezikon Interin

Manuel Nojer dëmtohet sërish. Kapiteni i Bajernit të Mynihut, rivalit të radhës për Interin në Champions, rrezikon që ta humbasë sfidën e parë kundër zikaltërve me 8 prill. Për momentin, në fakt, filtron optimizëm, por rreziku për të mos qenë në dispozicion është prezent.

SITUATA- Mediat gjermane, por edhe vetë Bajerni përmes një komunikate ka konfirmuar një dëmtim në muskujt e pulpës. Ai në fakt ishte dëmtuar që në fazën e 1/8-tave kur po festonte golin kundër Bajer Leverkusenit. Në ditët e fundit ka kryer stërvitje të personalizuar.

Të mërkurën në mbrëmje u rikthye që të bënte stërvitje me topin dhe u mendua se do të rikthehej në dispozicion për ndeshjen e parë të Bajernit pas pushimit të kombëtareve. Por në stërvitjen e tretë që zhvilloi me trajnerin e portierëve Mihael Reçner dhe Simon Martinelo duhet të ndalonte pas 30 minutash. “Në ditët e ardhshme, Manuel nuk do të marrë pjesë në stërvitje”, shkruan Bajerni.

ALTERNATIVA- Në ndeshjet e fundit, në mungesë të Nojerit, trajneri Kompani ka zbritur në fushën e lojës Jonas Urbig. Portieri i kombëtares U-21 ka bërë një gabim të rëndë ndaj Union Berlinit dhe kjo gjë i kushtoi fitoren skuadrës bavareze. Edhe ai u dëmtua në këmbë. Nuk ka asgjë serioze, por në sfidën e radhës në kampionat në kuadrat mund të jetë Peretz ose Ulraish.

 

Po ndodh...