
Banja Luka-Egnatia/ Skandal në Bosnje, harta e Kosovës shfaqet me ngjyrat e flamurit serb

Egnatia po luan minutat e fundit kundër klubit boshnjak, Borac Banja Luka, sfidë e vlefshme për kualifikueset e raundit të parë të Champions League.
Rezultati vijon të jetë i barabartë pa gola, ndërsa klubi rrogozhinas luan prej minutës së 58-të me 10-të lojtarë pas daljes me të kuqe të Arbin Zejnullait.
Por gjithsesi vëmendjen më të madhe e ka tërhequr një moment që s’ka të bëjë aspak me futbollin dhe që përbën një skandal.
Në mes të stadiumit, shfaqet harta e Kosovës me flamurin serb në qendër të saj, ndërsa loja vijoi normalisht për minuta të tëra edhe pse qartësisht e dallueshme për arbitrat dhe drejtuesit e ndeshjes.
Ndërkohë në stadium pati edhe kore raciste, dhe lojtarët e Egnatias protestuan duke kërkuar ndërprerjen e ndeshjes duke detyruar delegatin e UEFA-s të zbresë në fushë për të sqaruar situatën.
Pas shumë minutash, spikeri i stadiumit paralajmëron tifozët e vet se do të ndërpritet ndeshja përfudimisht nëse ka kore antishqiptare.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128