Barazim në Kupën e Shqipërise, Elbasani dhe Vllaznia nuk “ndezin”

Barazim 0-0 në “Elbasan Arena” mes Elbasanit dhe Vllaznisë, në kuadër të ndeshjes së parë çerkefinale të Kupës së Shqipërisë.
Rasti i parë serioz i ndeshjes erdhi në minutën e 17-të. Çoba provoi me një goditje të bukur, me topin që shkoi ngjitur me shtyllën.
Në të 25-tën, Balaj hidhet mbi të gjithë, fiton duelin ajror, por gjuajtja e tij me kokë shkoi jashtë.
Në të 43-tën, Elbasani lëshon sinjale të qarta. Nga një pozicion i favorshëm, Qose “flirton” me golin, por gjithsesi nuk koordinohet si duhet, duke çuar dëm një shans të mirë.
Skuadra nga Elbasani e nis në sulm pjesën e dytë. Tsague shkaktoi drithërima në portën shkodrane, por vetëm kaq, pasi nuk gjeti dot portën.
Me kalimin e kohës, ekipet tregohen shumë të kujdesshme, duke mos lejuar shumë hapësira dhe duke mso rrezikuar shumë përpara.
6 minuta nga fundi i kohës së rregullt, Dros vendos në provojë Jukaj, i cili reagoi mjaft mirë.
Elbasani dhe Vllaznia lënë të hapura gjithçka kështu për ndeshjen e kthimit.
Po ndodh...
ide
Kur pushteti ankohet se po demaskohet!
PS dhe PD kanë krijuar një ekuilibër të palëkundshëm Nash
Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeministri Rama duhet të dorëhiqet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

