Basti i rrezikshëm i Liverpool, rezervisti i Real-it shihet si zëvendësuesi i Salah

27 Shkurt 2025, 22:46 / SPORT ALFA PRESS

Basti i rrezikshëm i Liverpool, rezervisti i Real-it shihet si

Mohamed Salah po përjeton sezonin e tij më të mirë te Liverpool dhe në gjithë karrierën e tij, por pavarësisht kësaj ende nuk ka asgjë të re për “fatin” e tij për sezonin e ri.

Për të mos u gjendur të papërgatitur, Liverpool ka filluar nga puna për të gjetur zëvendësuesin e mundshëm të Salah, pasi duke ditur që nuk ka ende shenja rinovimi mes palëve, largimi i “Faraonit” duket i sigurt në fund të sezonit.

Liverpool i ka vënë sytë Brahim Diaz-it si një zëvendësues i mundshëm për Mohamed Salah, drejtuesit e klubit të kuq besojnë se 25-vjeçari përshtatet në mënyrë të përkryer në stilin e lojës së ekipit të tyre falë krijimtarisë, shkathtësisë dhe aftësisë së tij sulmuese.

Edhe pse jo një titullar i zakonshëm, Brahim Diaz ka treguar gjithmonë aftësitë e tij kur i është dhënë mundësia nga Carlo Ancelotti. Një ofertë tërheqëse e Liverpool mund ta bindte fare lehtë Real-in për të hequr dorë prej Diaz, duke pasur lojtarë të tjerë që e kryejnë më së miri rolin e tij.

 

Po ndodh...

ide