Bonucci heq dorë nga “lufta” me Juventusin, mbrojtësi dhe bardhezinjtë bëjnë paqe

Leonardo Bonucci dhe Juventus bëjnë paqe. Pas një ndarje aspak konsensuale në verë, mbrojtësi dhe klubi italian gjejnë “gjuhën e përbashkët” dhe shmangin luftën në kolegjin arbitral duke mos hedhur kështu poshtë të gjithë vitet e bashkëpunimit.
Kujtojmë se në verë, drejtuesit bardhezi e nxorrën jashtë organike mbrojtësin dhe nuk e lejuan të stërvitej me pjesën tjetër të skuadrës. Në këtë formë, Bonucci nisi një aksion ligjor ndaj “Zonjës së Vjetër” duke pretenduar se klubi e dëmtoi në aspektin sportiv dhe në imazhin e tij ndërsa kërkonte dëmshpërblim financiar.
Megjithatë, tashmë konflikti mund të konsiderohet tërësisht i mbyllur me Bonuccin dhe Juventusin që nëpërmjet një deklarate i japin fund ndasisë së kohëve të fundit. Aktualisht, 36-vjeçari është pjesë e Fenerbahes, me turqit që e transferuan këtë merkato nga Union Berlin.
-
Shuhet kompozitori i shquar Nexhmedin Doko
1 Shkurt, 13:52 -
-
-
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




