Courtois braktis Real Madrid? Një klub i ofron 4-fishin e pagës që merr në “Bernabeu”

13 Nëntor 2024, 16:35 / SPORT ALFA PRESS

Courtois braktis Real Madrid? Një klub i ofron 4-fishin e pagës

Real Madrid është klubi më prestigjioz në botë, por ka një gjë që mund ta mposhtë prestigjin: paratë.

Në Belgjikë raportojnë se Los Blancos mund të humbin portierin Thibaut Courtois, i cili po konsideron largimin pas 7 sezonesh në Madrid.

Voetbal24 shkruan se e ardhmja e Courtois pritet të jetë Arabia Saudite, aty ku futbollistët mbulohen me ar. Courtois kërkohet me ngulm nga Al-Ahli, klub i cili mund të ofrojë një shifër marramendëse për ta marrë nga Real Madrid.

Plani i arabëve është një kontratë 4-vjeçare me rrogë 25 mln euro neto në sezon. Ndryshimi me pagën aktuale është i jashtëzakonshëm. Courtois në Madrid paguhet 7,5 mln euro në sezon.

 

Po ndodh...

ide