E ardhmja e mesfushorit të Kombëtares, Kristjan Asllani ka dy muaj për të bindur Inzagin

24 Mars 2025, 18:45 / SPORT ALFA PRESS

E ardhmja e mesfushorit të Kombëtares, Kristjan Asllani ka dy muaj

Pavarësisht dëshirës së tij të madhe për të qëndruar në kampin zikaltër, Kristjan Asllani e ka vetë në dorë fatin.

Të paktën kështu shkruan “Corriere dello Sport”. Ai ka në dispozicion 2 muaj, nga tani deri në fundin e sezonit për të treguar vlerat e tij dhe për të siguruar qëndrimin në Milano.

Ish-lojtari i Empolit, në fillim ishte nën hijen e Brozoviçit dhe tani në atë të Çalhanoglusë. Kurrë nuk ka arritur që të ketë një rol të mirëpërcaktuar.

Prozhektorët në kabinën e regjisë kanë qenë gjithmonë të ndezur në fytyrën e të tjerëve dhe kur ai është thirrur në apel nuk ka dhënë shumë garanci.

Detaje që në fakt nuk japin shpresë për qëndrimin.

Në fillimin e kampionatit duket e vështirë që ai të marrë një rol protagonisti sepse Çalhanoglu është rikthyer vendimtar dhe për më tepër si në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë dhe në çerekfinalet e Champions-it është i skualifikuar për shkak të kartonëve.

Por për shkak të rrotaconit dhe pushimit ai mund të marrë minuta si titullar kundër Parmës në fillimin e prillit.

Është normale që Inzagi t’i japë besim. Në rast se Asllani do të largohet në fundin e sezonit, për drejtuesit zikaltër do të hapet punë për të gjetur një tjetër mesfushor.

Përveç ëndrrës Niko Paz që në fakt konsiderohet pasuesi i Mkitarianit dhe Suçiçit që ka ardhur për Fratezin, duhet një tjetër mesfushor.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë nga tani deri në fundin e sezonit për mesfushorin e Kombëtares shqiptare.

Po ndodh...