Lajme flash

E rëndë për sulmuesin e Fiorentinës, infektohet me malarie dhe shtrohet në spital

21 Shkurt 2024, 19:30 / SPORT ALFA PRESS

E rëndë për sulmuesin e Fiorentinës, infektohet me malarie
Sulmuesi i Fiorentinës, Christian Kouame është diagnostikuar me malarie.

Klubi italian e ka bërë të ditur këtë gjë përmes një komunikate zyrtare.

Fiorentina njofton se, pas fillimit të etheve mes 20 dhe 21 shkurtit, lojtari Christian Kouame iu nënshtrua një testi për vlerësimin e një infeksioni të mundshëm malarie, i cili rezultatoi pozitiv. Futbollisti është shtruar në spital për trajtimin e duhur dhe do të rivlerësohet në ditët në vijim”.

Kouame, i freskët nga triumfi i tij në Kupën e Kombeve të Afrikës me Bregun e Fildishtë, u kthye në Firence të shtunën e kaluar, por nuk u thirr për udhëtimin e së dielës në Empoli.

 

Po ndodh...