Egnatia, Tetova para ndeshjes ndaj Vllaznisë: Pres ndeshje të kujdesshme, është mini Final-Four

26 Mars 2025, 15:42 / SPORT ALFA PRESS

Egnatia, Tetova para ndeshjes ndaj Vllaznisë: Pres ndeshje të

Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova dha mendimin e tij para ndeshjes ndaj Vllaznisë.

“Na shërbeu ndalesa, siç të gjithëve, më tepër fokusi te skuadra jonë. Janë rikuperuar Sota dhe Aleksi. Mendoj janë në 100% e asaj që ne kërkojmë.

Ne kemi pasur më tepër problem. Katër ndeshjet e fundit për 14 ditë, ishin të rënduar për ne me të njëjtit lojtarë. Kemi bërë pushim që na ka shërbyer. Pjesa tjetër është për të përballuar.

Komoditet nuk mund të them, janë 4 pikë, dy ndeshje. Përderisa janë 6 ndeshje dhe ka pikë në lojë, nuk duhet të jemi komodë.

Për nga forma si është skuadra, mendoj do kemi ndeshje të kujdesshme. Është mini Final Four.

Përderisa Vllaznia ka shënuar shumë dhe ka marrë gola shumë është statistikë që i përket atyre, që kanë sulm të rrezikshëm dhe mbrojtje të brishtë. Përsa i përket fokusit, jam i fokusuar te skuadra ime, po shënojmë gola dhe po marrim, që nuk ka ndodhur më përpara.

Nuk jam kundër kartonëve, jam pro luftës.

Kemi pasur mentalitet dhe vazhdojmë ta kemi, që do shikojmë ndeshjet e radhës. Përderisa janë pikët në lojë, komod, por do vazhdojmë gjithmonë siç kemi bërë me ndeshjet e radhës.

Mendoj se është mirë për çdo person që agjëron. Janë edhe të Vllaznisë dhe të Egnatias. Kurba fillon dhe rëndohet tani në ditët e fundit. Kjo që është bërë në orën 20:00, mendoj gjë e mirë për çdo futbollist, dhe mendoj të jetë ogur i mirë për të gjithë.

Për tifozët nuk kam çfarë them, kanë qenë të mrekullueshëm në këto 3 ndeshje. Ekipi ka nevojë për ta, ata janë Egnatia, kështu duhet të jenë në stadium”, u shpreh Tetova në konferencë për shtyp.

 

Po ndodh...