Kampionati Europian U-17 “Shqipëri 2025”, përcaktohen tetë ekipet finaliste

26 Mars 2025, 15:00 / SPORT ALFA PRESS

Kampionati Europian U-17 “Shqipëri 2025”, përcaktohen

Shqipëri, Gjermani, Francë, Portugali, Çeki, Belgjikë, Angli dhe Itali janë tetë ekipet finaliste të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”.

Pas përfundimit të raundit të dytë të kualifikuesve në Ligën A, shtatë vendet e para të çdo grupi siguruan pjesëmarrjen në finale, ku do të luftojnë së bashku me Shqipërinë si vend organizator për trofeun e Kampionatit Europian U-17.

Të hënën, më 31 mars, në orën 19:00, në “Shtëpinë e Futbollit” do të hidhet shorti i Kampionatit Europian U-17. Skuadrat do të ndahen në dy grupe me nga katër ekipe dhe do të përcaktohet kalendari i ndeshjeve.

Kampionati Europian U-17 “Shqipëri 2025” do të ngrejë siparin më 19 maj, ndërsa finalja e madhe do të luhet më 1 qershor.

 

Po ndodh...