Euro 2024/ Belgjika “ngec” në 45 minutat e para, 0-1 përballë Sllovakisë
17 Qershor 2024, 19:13 / SPORT

Përfundon pjesa e parë në Frankfurt, në ndeshjen e Grupit E, mes Belgjikës dhe Sllovakisë. Skuadra e Tedescos, vuajti gjatë fraksionit të parë të lojës, me sllovakët që u treguan “cinik”, duke përfituar nga i vetmi moment që i’u paraqit gjatë pjesës së parë, kur në minutën e 7-të Schranz, përfitoi nga përgjumja e belgëve për të goditur me një diagonale shumë të mirë.
Performancë ndërkohë që lë për të dëshiruar për Romelu Lukakun, që u tregua në më shumë se një moment i pasigurte përpara portës sllovake.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


