Foto/ Nga Manaj tek ish-lojtarët e Partizanit, njihuni me legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

31 Mars 2025, 10:22 / SPORT ALFA PRESS

Foto/ Nga Manaj tek ish-lojtarët e Partizanit, njihuni me legjionarët

Një tjetër fundjavë pozitive ishte ajo që lamë pas për legjionarët shqiptarë që luajnë jashtë kufijve.

Portali i njohur i statistikave, “Sofascore” sjell pesë legjionarët me vlerësimet më të larta.

Vendin e parë e mban sulmuesi i Shqipërisë, Rei Manaj i cili shkëlqeu në fundjavë, duke realizuar dy gola dhe dhënë dy asiste për Sivasporin kundër Adana Demirspor.

Ish-sulmuesi i Dinamos, Luis Kaçori realizoi 2 gola për Buniodkor, duke u bërë heroi për fitoren e skuadrës. Ai është vlerësuar me notën 8.8.

Ish-sulmuesi i Partizanit, Xhuliano Skuka gjeti golin e parë me Poli Iasi ndaj UTA Arad. Ai është vlerësuar me notën 7.9 dhe është pozicionuar në vendin e 3-të.

Arinaldo Rrapaj bëri një ndeshje fantastike për 88 minuta në fitoren e Kolos Kovalivka. Top 5-shja plotësohet me Enriko Papa i cili ka gjetur golin e parë me Botosanin.

Foto/ Nga Manaj tek ish-lojtarët e Partizanit, njihuni me legjionarët

 

Po ndodh...