Igli Tare e kërkoi te Milani, por u refuzua menjëherë! “Xhevahiri” shqiptar i mesfushës në radarin e Premier Ligë

Leon Avdullahu është lideri i mesfushës së Hofenheim, që ka tërhequr vëmendjen e dy klubeve me histori në Europë. Bëhet fjalë për Milanin dhe Totenhemin, që po monitorojnë situatën e 21-vjeçarit shqiptar.
I lindur në Zvicër dhe duke luajtur vetëm për Bazelin, Hofenheim ia doli të sigurojë shërbimet e tij në verën e kaluar. Operacioni kushtoi 8 milionë euro dhe kontrata u firmos deri në vitin 2029.
Diferenca nga ana e tij u bë që në pjesën e parë të sezonit. Aktualisht konsiderohet i pazëvendësueshëm për klubin e Bundesligës gjermane.
“Fussballdaten” zbuloi së fundmi se dy klube janë duke udhëhequr garën, për të nënshkruar me të në verë. Totenhemi, që dërgon skautë thuajse në çdo ndeshje për Avdullahun, i cili konsiderohet alternativa e duhur për t’ju përshtatur stilit të tyre.
Ndryshe për Milanin, që u refuzuar menjëherë në ofertën fillestare. Igli Tare u njoftua për vendimin e klubit ku tregohej se talenti shqiptar nuk ishte në shitje në janar.
Hofenheimi pretendon që të akumulojë një shumë të bujshme, për shitjen e Avdullahut. Shifër që mund të shkojë deri në 50 milionë euro dhe do të ishte rekord për klubin.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128