“S’shkohet në BE me brekë të grisura”, Korreshi ironi me Gogun: Ne jemi akoma me qenefë fiku, ju flisni për Europë

Deputeti Sajmir Korreshi nga foltorja e Kuvendit ka vijuar sarkazmën me ministrin e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Toni Gogu, lidhur me rrugëtimin e Shqipërisë për në Bashkimin Europian.
Gjatë fjalës së tij, Korreshit tha se Shqipëria vazhdon të jetë shumë larg standardeve të Bashkimit Europian, dhe një anëtarësim i vendit në Union në këtë fazë, është një objektiv utopik.
Ai theksoi se një vend të cilit i shemben rrugët përditë, ka mungesë uji, dritash, shërbimesh mjekësore dhe s’ka drejtësi nuk mund të aspirojë për anëtarësim në BE.
“Të vjen të tall hevahetret kryetari i KLGJ-së në komisionin. Thotë: kemi ulur vonesat nga 16 vjet në 16 ditë vonesë. Thërrasim atë të KLP-së, ajo nuk ka xhevahire por… Është një komedi e fadil hasës që thotë 20 vjet mbrapa e 50 vjet anash, si do hymë në europë ne kështu? Se Europa nuk të qas pa ujë e drita. Ne jemi akoma me qenefë fiku, ju do hyni në europë.
Ai thotë reforma në shëndetësi, shkoni shihni onkologjikun, regjistrohesh dot pa mik atje? Ku janë këto refomat në arsim? Në po na mbyllen klasat e shkollat. Si do hyjmë në euopë ne duke vjedhur fondet e BE, se hundët edhe ke specat i futët…
Rrëshqiti para ca ditësh rruga në Librazhd, si ka mundësi që na bien rrugët kështu neve? Nuk hyhet në europë me brekë të grisura…. Merrni furkë e tirrni lesh se vetëm për këtë punë jeni”, tha Korreshi ndër të tjera.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128