Niko Peleshi takohet në Kongresin Amerikan me Kryetarin e Nënkomisionit për Europën

3 Shkurt 2026, 18:50 / POLITIKË ALFA PRESS

Niko Peleshi takohet në Kongresin Amerikan me Kryetarin e

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ndodhet sot në Uashington, kryeqytetin e SHBA-ve.

Këtë të martë, Peleshi është takuar në Kongresin Amerikan, me kongresmenin Keith Self, Kryetar i Nënkomisionit për Europën në Komisionin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Peleshi ka ndarë pamje nga takimi, teksa thekson vijimin e Partneritetit Strategjik Shqipëri-SHBA.

“Mbështetja e palëkundur e Shteteve të Bashkuara për Shqipërinë, forca e Partneritetit Strategjik Shqipëri-SHBA, si dhe angazhimi amerikan për reformat, paqen dhe sigurinë në rajon e në botë, elementë thelbësorë të bashkëpunimit mes dy vendeve”,-shkruan Peleshi.

 

Po ndodh...