“Ndryshimin nuk e shmangim dot as përballë atyre që PD duan ta mjelin si lopë”/ Salianji: Ne duhet të bëjmë bashkimin për një PD fituese!

3 Shkurt 2026, 18:15 / POLITIKË ALFA PRESS

“Ndryshimin nuk e shmangim dot as përballë atyre që PD duan

“Ndryshimi është përgjegjësi”, kështu u shpreh Ervin Salianji, në takimin e zhvilluar në Fier me strukturat e Partisë Demokratike.

Gjithashtu ai theksoi se mbështetja është shumë e madhe dhe se demokratët duan të shohin ndryshim.

“Ndryshimi është i pashmangshëm. Kjo opozitë besoj se mund të fitojë dhe ta dërrmojë Ramën në zgjedhje. Besoj se shumë se PD mund të sjellë ndryshimin për ata që duan të jetojnë me dinjitet.

Ndryshimi është thelbësor për të qenë fitues. Ne ndryshimin nuk e shmangim as përballë atyre që duan privilegje dhe PD duan ta mjelin si lopër për interesat e tyre.

Ne duam një PD që të jetë fituese, e besueshme për qytetarët që të mos ketë frikë.

Të mos jetë qaramane sa herë humb zgjedhjet. Por të bëjë guximin. Ne duhet të bëjmë bashkimin dhe më pas të hapemi në shoqëri”, tha ai.

Po ndodh...