Lajme flash

Ish-fituesi legjendar i “Këpucës së Artë” në Serinë A këshillon Shpendin: Është shumë altruist, duhet të gjuajë në zonë

27 Mars 2025, 00:07 / SPORT ALFA PRESS

Ish-fituesi legjendar i “Këpucës së Artë”
Kristjan Shpendi po vuan prej tre muajsh thatësirën para portës në Serinë B. Sulmuesi shqiptar i Çezenës e nisi mirë sezonin, por që nga një dëmtim që pësoi, nuk po gjen më rrjetën, duke u kthyer në një problem për të dhe për ekipin.

Megjithatë, ish-sulmuesi i njohur i kësaj skuadre, Dario Hubner, i cili u shpall golashënuesi më i mirë i Serisë A në vitin 2002, insiston se Shpendi mund të kthehet përsëri të jetë vdekjeprurës në zonë nëse ndërron pak mënyrën e lojës.

“Ai punon shumë për skuadrën, shpenzon energji, por shumë jashtë zonës. Duhet shërbyer më shumë, duhet të gjuajë në portë dhe shënojë. Unë kam falënderuar gjithmonë shokët e skuadrës që më lejonin të bëja gola duke më vendosur në kushte më të mira për t’i tentuar.

Unë e shoh djaloshin si shumë altruist, luan shumë jashtë zonës, bën sponda, por duhet shërbyer më shumë në 25 metrat e fundit dhe kështu do të kthehet të shënojë, pasi ka gjithçka duhet për të bërë mirë”, tha ish-sulmuesi i njohur italian.

 

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128