
Ish-myftiu i Tiranës Ylli Gurra: Mijëra persona mbetën pa falur namazin për Bajram, të falet në Namazgja, jo në shesh

Përmes një interviste në Ora News, ish-myftiu i Tiranës Ylli Gurra tha se mijëra besimtarë mbetën pa e falur namazin e Bajramit të Madh që ishte caktuar në orën 7:30 nga Komuniteti Mysliman, ndërsa falja u krye deri në 7:15.
Gurra: Duhet të themi një të vërtetë, mijëra besimtarë mbetën pa e falur namazin e Bajramit të Madh që ishte caktuar në orën 7:30 nga Komuniteti Mysliman, ndërsa falja u krye deri në 7:15. Shumë pastaj ngelën pa e falur dhe e falën në xhami. Kryesia e Komunitet Mysliman dështuan sepse ka një përgjegjësi për këtë falje. Kur ftohen njerëzit në shesh, qoftë edhe me shi, duhet t’i qëndrosh strikt.
Komuniteti vajti në katrahurë e sipër pas predikimit, sepse Bajrami është edhe festë kombëtare, pasi nuk mund të mbahet një ligjëratë nga një persona saudit apo nuk e di kush është. Nuk ka arsye që të falet në shesh namazi. Kushtet e motit mund ta imponojnë këtë se po vijmë drejt dimrit. Të falet si në çdo vend tjetër, në xhami./OraNews

Rama-Meta, si aleanca e 1 Prillit zhbëri Shqipërinë
ide



top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128