
Basha i përgjigjet Ramës: Kush t’i futi në listë trafikantë, kriminelë e përdhunues, unë? Kujdes shoqet se kanë fillu me t’bo hallvën…

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka ironizuar premtimet e kryeministrit që i kishte shpalos në takimin e Athinës, duke thënë se Rama paska hapur prap thesin.
Ai më tej i përgjigjet kryeministrit për reformën në drejtësi, ku thotë se e di i madh e i vogël se kush e donte dhe se këtë tregoi edhe amnistia për të korruptuarit.
Basha më tej vijon me ironinë duke thënë se Rama e nisi në 2013-ën projektin Shqipëria 313, duke futur në Parlament të korruptuarit, trafikantët, kriminelët, përdhunuesit. Ai më tej ka dhe një mesazh për kryeministrin që të bënte kujdes se edhe shoqet kanë fillu t’ia bëjnë hallvën, sepse 7x7=313.
“O Rame, e paske hap prap thesin në Athinë Rame. E di i madh dhe i vogël Rame kush e donte reformën në drejtësi dhe kush jo. Edhe kush i liroi të korruptuarit me amnisti, e ka marrë vesh e gjithë bota. E mër Ram, e nise në vitin 2013 projektin Shqipëria 313. Kush t’i futi në listë ty më Ram të korruptuarit, trafikantët, kriminelët, përdhunuesit? Unë t’i futa, apo i fute vet. Lei përrallat Rame se si ha më njeri. Po kallxo, ku të mbetën shokët Rame dhe kujdes shoqet se kanë fillu me t’bo hallvën. 7x7=313, Rame” – thote Basha.

Rama-Meta, si aleanca e 1 Prillit zhbëri Shqipërinë
ide



top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128