AlfaPena/ Poezi nga Agim Vinca: Si një shtegtar i vonë që vjen nga larg...

30 Mars 2025, 21:22 / JETË ALFA PRESS

AlfaPena/ Poezi nga Agim Vinca: Si një shtegtar i vonë që vjen

AlfaPena është një rubrikë letrare në Alfapress.al, dhe ka si qëllim të promovojë letërsinë e mirë shqipe, dhe jo vetëm të çdo poeti dhe shkrimtari.

Agim Vinca: Një natë

Si një shtegtar i vonë që vjen nga larg
Do të të shfaqem një natë në gjumë.
Mos ma mbyll derën me lloz e kanat
Mos më lër jashtë në rrugë.

Do të hyj si somnambul e do të të ulem pranë
Do të t’i përkëdhel flokët në errësirë
E do të të puth lehtë në buzë e në ballë
Kaq. Lamtumirë!/Alfapress.al

 

Po ndodh...