
“Listat e mbyllura bunkerët e fundit të korrupsionit politik”, Basha: 5 zëra të diasporës në listën e hapur të Euroatlantikëve, për t’i shërbyer qytetarëve, jo kryetarëve

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, në takimin tme shqiptarët në Londër foli edhe për mbylljen e listave, që sipas tij është akti i dytë që tregon tradhëtinë e interest publik dhe t’u shërbejnë interesave të veta dhe i pari që me zi presin ta godasin është SPAK.
Por Basha thotë se nuk do t’ia dalin, pasi Koalicioni Euroatlantik është i vendosur 100% në mbështetje të SPAK bashkë me apiratën e ndërkombëtarëve që do t’i shoh të korruptuarit në burg.
Për këtë, ai solli në vëmendje propozimet e çuar në Kuvend që i vijnë në ndihmë Prokurorisë së Posaçme si në financa, ashtu edhe në burime njerëzore, por që Trekëndëshi i Bermudës nuk e futi as në rend dite.
“Një qeveri dhe një kryeministër që i shërben vetëm vetes së tij, vetëm interesave të tij dhe o qytetarëve shqiptarë. Kjo është e vërteta dhe kështu kanë dashur ta gatuajnë edhe çorbën e 11 majit, prandaj i mbyllën listat. Mbyllja e listave është akti i dytë që tregon tradhëtinë e interest publik dhe shërbimin e interesave të veta.
I pari padiskutim është SPAK, të cilin me zi presin të bashkojnë forcat ta rrëzojnë, por nuk do t’ia dalin. Sepse me të vërtetë ne si formacion politik, Koalicioni Euroatlantik jemi të vendosur 100% në mbështetje të SPAK. Por ne nuk jemi të vetëm, ne jemi zëdhënësit e një aspirate mbarëkombëtare apo jo që do t’i shoh të gjithë politikanët shqiptarë që kanë future duart e tyre në pasuritë e shqiptarëve, të gjithë të korruptuarit shqiptarë para drejtësisë dhe prapa hekurave.
Prandaj, kemi dërguar një vit e gjysmë pëpara, propozime në Parlament, projektligje në përputhje me kërkesat e SPAK, për t’i dhënë financim, për t’i shtuar burimet njerëzore, prokurorë, hetues e tjerë. Dhe për t’i lehtësuar bashkëpunimin me kundërpartnerët e tyre në Europë, Britaninë e Madhe dhe SHBA.
As në rend të ditës nuk e kanë futur, këta që me fjalë bëjnë naming kundër korrupsionit, por me vepra bashkohen dhe i lirojnë të korruptuarit dhe i lirojnë të korruptuarit e tyre, siç e bënë një vit e pak muaj në Tiranë” – tha ai.
Arsyeja pse Koalicioni Euroatlantik është aternativë që duhet votuar në 11 maj, sipas Bashës janë edhe kandidatët që mbrojnë interest e qytetarëve në listën e hapur dhe nuk janë kazerma në mbrojtjte të interesave të kryetarëve si ata që garojnë me listë të mbyllur.
Ai më tej tha se formacioni politik që ai drejton është i vetmi që ka kandidatë nga diaspora dhe janë 5 të tillë, si Naim Hasani në Londër, kreu i degës në Athinë, kreu i degës në Neë York, në Itali dhe në Gjermani. Sipas tij, këta kandidatë që jetojnë me hallet dhe problemet e emigrantëve kanë zgjedhur kauzat qytetare apo kombëtare dhe jo karrigen e tyre personale që pavarësisht ua kanë ofruar, ata nuk e kanë pranuar.
“Pse i mbyllën listat? Sepse duan kazerma deputetësh në mbrojtje të interesave të tyre. Një deputet që vjen nga lista e mbyllur nuk është një deputet që lidhet me qytetarin, nuk është një deputet që lidhet me hallet e qytetarit. E vetmja gjë që di të bëjë është të serviloset para këmbëve të kryetarit. Derisa kryetari ta fus në listë të mbyllur dhe pastaj të bëhet prap rogozë duke mbrojtur kryetarin në Parlament dhe duke harruar qytetarin.
Prandaj i quaj këta deputetë vezë të qyqes, sepse bëjnë sikur janë deputetë të popullit por janë deputetë të kryetarëve. Janë gardë personale të kryetarëvem nuk janë aty për t’i shërbyer interesave të shqiptarëve.
Për interesat e veta dhe të kryetarëve bashkëpunojnë haptazi kundër interesave të shqiptarëve. Këtu është dallimi tjetër i madh, Euroatlantikët garojnë me listë të hapur. Dhe është në dorën e qytetareve shqiptarë kudo që jetojnë, në dorën e bashkëatdhetarëve tanë kudo ku janë të vendosin se kujt do t’i besojnë mbrojtjen dhe promovimin e intersave të tyre.
Ne jemi e vetmja forcë politike që sollëm kandidatë pikërisht nga gjiri i emigracionit shqiptar, nga gjiri i emigracionit shqiptar, nga gjiri i diasporës shqiptare siç është avokat Naim Hasani, veprat dhe puna të cilat flasin vet. Siç është kreu i degës tonë në Athinë, siç janë përfaqësuesit tanë aleatë në Itali, siç është kreu i degës tonë në Neë York, siç është një tjetër kandidat i yni në Gjermani.
Pesë kandidatë të Koalicionit Euroatlantik, janë drejtpërdrejtë përfaqësues të interesave të diasporës shqiptare, të emigrantëve shqiptarë, sepse janë aty, jetojnë me hallet tuaja me problemet tuaja dhe kanë një dhe vetëm një zotim, të sjellin zërin tuaj, problemet tuaja, shpresat tuaja, aspiratat tuaja në Kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë.
I vetmi formacion politik i cili në betejë të gjatë e ka provuar se nuk e ka për karrige personale, se nuk janë ofruar pak karrige personale njerëzva tanë. Por e ka për të mbrojtur dhe promovuar kauza publike, kauza qytetare, kauza kombëtare, është Koalicioni Euroatlantik.
I i pari me një program, të plotë e të gjithëanshëm, të detajuar dhe të hartuar me ekspertizë të plotë kombëtare dhe ndërkombëtare, Europiane dhe Amerikane” – tha Basha.

Rama-Meta, si aleanca e 1 Prillit zhbëri Shqipërinë
ide



top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128