
“Më 11 Maj, ose je me Ramën, ose me Shqipërinë”, Basha: Besoni në të ardhmen e vendit, votoni për të ardhmen e familjes tuaj, jo për të shkuarën e korruptuar

Në takimin me shqiptarët në Britaninë e Madhe, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, theksoi se emigrantët janë jo vetëm shtylla që mban në këmbë ekonominë familjare të Shqipërisë, por edhe një aset kombëtar për zhvillimin e vendit.
Ai prezantoi angazhimin e Koalicionit Euroatlantik për të krijuar kushte që familjet në Shqipëri të mos mbijetojnë më me ndihmën e të afërmve në emigracion, por të kenë mundësi për jetë me dinjitet në vendin e tyre.
“Gjithë mundi dhe sakrifica juaj nuk duhet të shkojë për të mbajtur një qeveri që ka dështuar t’u japë shpresë shqiptarëve. Ne kemi një plan të qartë që synon të çlirojë familjet tuaja nga kjo varësi dhe t’ju japë juve mundësi të investoni në Shqipëri si investitorë të vërtetë, me dinjitet, jo si sponsorë të një sistemi të kalbur” tha Basha.
Ai akuzoi kryeministrin Rama për përdorimin e emigrantëve si dekor për patriotizëm të rremë dhe e cilësoi këtë si “maskarallëkun më të madh politik”, kur shqiptarët në emigracion shtrydhen nga çmimet, taksat dhe mungesa e perspektivës për familjet e tyre në Shqipëri.
Basha theksoi se më 11 maj shqiptarët kanë përballë një zgjedhje të qartë: “O me Edi Ramën, o me familjen tuaj. O me Edi Ramën, o me fëmijët tuaj. O me Edi Ramën, o me Shqipërinë.” Ai bëri thirrje për besim në vlera, në familje dhe në të ardhmen europiane të Shqipërisë, duke kërkuar mështetje për Koalicionin Euroatlantik dhe votimin e numrit 4 në fletën e votimit.
Pjesë nga fjala e Bashës:
E kemi fare të qartë, me këtë prioritet hapet rruga për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Programi ynë synon t’i vijë në ndihmë çdo grupi interesi, duke i konsideruar, diasporën tonë, emigrantët shqiptarë, emigracionin shqiptar si një grup interesi me interesa të veçanta ekonomike. Ne, kemi formuluar zgjidhje të cilat do të mundësojnë që ata që ju keni në Shqipëri, familjet tuaja, kushërinj, të afërmit, të kenë shanset për të ndërtuar një jetë me dinjitet në vendin e tyre, pa u varur edhe për 20 vjet të tjera, tek ndihma ekonomike, që ju jepni. Sepse ne e dimë fare mirë, që gjithë djersa juaj, i gjithë mundimi juaj, i punëve që bëni, të paktë janë ata që bëjnë një punë, shumica bëjnë dy punë, të gjitha shkojnë, ose me koston e lartë të jetesës këtu, për ata që janë me të ardhura të ulta, dhe në fund të muajit s’ju mbetet asgjë, dhe çfarë ju mbetet detyrohet ta çojë tek shtëpia e vet në Tiranë, apo në Shkodër, apo në Malësi, apo në Vlorë, apo në Fier, në Korçë, në Durrës, në Elbasan, e kudo ku keni familjet tuaja.
Fola për dështimin e parë, ky është dështimi i parë.
Është kollaj të vish e të tundësh flamurin shqiptar në Londër, apo në Kretë e kudo tjetër. Patriotizëm me tundje flamuri nga politikanët kemi parë boll këto 35 vjet. Apo jo? Të tundësh flamurin shqiptar për patriotizëm, kur i shtrydh, shqiptarët në emigracion deri në pikën e fundit sepse familjet e tyre, familjeve të tyre ti nuk u jep asnjë mundësi ekonomike, asnjë mundësi sociale, asnjë ndihmë, përkundrazi, i bëhesh barrë me karburantin dyfishin e asaj që paguan në Kosovë, apo në Maqedoninë e Veriut. Me taksat në nivelet më të larta në 35 vite, me çmimet e ushqimit më të larta se sa në Greqi. Është kollaj të vish pastaj dhe të tundësh flamurin para emigrantëve tanë, sepse me taksat e tyre, me paratë e tyre, mbahen familjet në Shqipëri. Ky ështëturpi më i madh dhe në fakt, maskarallëku më i madh, sepse pas flamurit që tundin, flamurit tonëkuq e zi, me të cilin jemi krenar dhe kemi derdhur gjak, nuk mund të fshihet kurrë maskarallëku i një politike të korruptuar.
Ndaj, angazhimi ynë është ky: Një, në raport me emigracionin, angazhimi ynë programor, për tëgjithë grupet e interesit, për sipërmarrjen shqiptare, për profesionistët e lirë shqiptarë, për fermerët shqiptarë, për rininë shqiptare, për të përndjekurit dhe pronarët shqiptarë, që kanë 35 vite, që nuk shohin drejtësi, as financiare, as materiale dhe as morale. Angazhimi ynë është, që familjet tuaja në Shqipëri, familjarët tuaj në Shqipëri, të pavarsohen nga ndihma juaj, dhe ju ato para t’i keni për veten tuaj, t’i keni për familjet tuaja, t’i keni për ti investuar dhe për tu kthyer në Shqipëri jo thjesht, si njerëzit që mbani me lekë familjet tuaja, por si njerëz krenarë, si investitorë dhe si njerëz, që mund të shijoni mrekullitë e vendit tonë, në turizëm dhe në çdo fushë tjetër.
Dhe kjo e dyta ka shumë rëndësi. Të krijosh kushtet, që shqiptarët që punojnë e fitojnë jashtëvendit, të investojnë në vendin e tyre diçka e thjeshtë, as nuk është çështje parrullash, as kongresesh diaspore, që vetëm sa kushtojnë parà taksash. Por, nga ana tjetër nuk ka nevojë tëshpikësh rrotën. Mjafton të shikosh Irlandën, republikën e Irlandës, akoma më afër, Italinë, Greqinë, pse jo Izraelin. Mjafton të kopjosh ato modele të mira, që e trajtojnë emigrantin e vendit të tyre si aset kombëtar edhe në fushën ekonomike. Dhe ta bësh këtë duke i mundësuar, djersës, sakrificës, mundit të gjithësecilit prej jush, të kthehet në bereqet në rradhë të parë për ju, zotërit e kësaj djerse, e pastaj edhe për vendin tuaj, për vendin tonë të përbashkët, për Shqipërinë tonë. Por, për këtë nuk duhet vetëm vullneti për të vënë në veprim, skema tashmë të ngritura nga perëndimi, nga ato vende që përmenda,- duhet edhe diçka, që s’mund ta kesh kur i ke shokët te vendi dhe kur e ke mendjen tek shokët; duhet dashuri pa kushte për Shqipërinë dhe për shqiptarët.
Është kjo dashuri që na ka mbajtur në këmbë në momentet më të vështira. Është bindja se shqiptarët më 11 Maj, nuk mund t’i linim në zgjedhje, pa zgjidhje, midis Shilës dhe Karidbës. Është vendosmëria, për të bërë të gjithë së bashku, atë që meritojnë fëmijët tanë, fëmijët tuaj, familjet tona, sepse fëmijët dhe familjet e shqiptarëve, e ardhmja e tyre janë në konflikt interesi me vazhdimin e qëndrimit në pushtet të këtij kryeministri dhe kësaj force politike tashmë tëgangrenizuar nga korrupsioni.
Ndaj mesazhi im për këdo, që e ka mundësinë të votojë këtu nga Londra dhe natyrisht për tëgjithë të afërmit tuaj në Shqipëri, është ky: Më 11 Maj, o je me Edi Ramën, o je me familjen tënde! O je me Edi Ramën, o je me fëmijët e tu! O je me Edi Ramën, o je me Shqipërinë! Nëse je me Edi Ramën, je kundër Shqipërisë! Nëse je me Edi Ramën, je kundër familjes tënde! Nëse je me Edi Ramën, je kundër fëmijëve të tu prandaj, duke e ditur se sa dashuri e dhimbje dhe çfarë sakrificash, që shqiptarët bëjnë për fëmijët, për familjet dhe për Shqipërinë, zgjidhni fëmijët e juaj, zgjidhni familjen tuaj, zgjidhni Shqipërinë, besoni tek Shqipëria, votoni Koalicionin Euroatlantik, numrin 4!
Numrin 4, për zhvillim ekonomik! Numri4, për luftë kundër korrupsionit! Numri 4, për ekipin e vetëm, me njerëz dinjitozë, ata që votoni, ata do të shkojnë në parlament, nuk ka vezë qyqesh nëlistën tonë! Numri 4, për të bërë drejtësi dhe për t’i dhënë shqiptarëve të njejtat kushte, që kanë sot në vendet ku emigrojnë, për një jetë më të mirë, për një të ardhme të sigurtë, për vete dhe fëmijët e tyre! Numri 4, për ta çuar deri në fund ekuacionin e ri, të tabelësh së shumëzimit: 7x7=313!
Ju ftoj, këtu nga Londra, këto ditë që na ndajnë, pak më shumë se gjashtë javë na ndajnë, nga 11 Maji, të bëjmë gjithçka, që tu themi shqiptarëve: Ka shpresë! Ka shpresë, dhe shpresa është tek besimi ynë, besimi në Zot, besimi tek Shqipëria, besimi tek familja, besimi tek fëmijët tanë, tek prindërit tanë, tek të moshuarit tanë, që kanë kaluar një jetë plot sakrifica për të na rritur, për të na edukuar, për të na dhënë mundësitë. Ja kemi borxh Shqipërisë, ja kemi borxh prindërve tanë, ja kemi borxh fëmijëve tanë, le, pra të bëjmë gjithçka, kudo, në Londër, në Birmingam, kudo ku ndodhen shqiptarët këtu, në Shqipëri, sigurisht, e anë e mbanë botës ku ndodhen emigrantët sepse dita po afron, kur ne të gjithë duhet të jemi në gjendje t’i shohim fëmijët tanë në sy dhe t’i themi: Zgjodhëm të ardhmen tuaj, zgjodhëm Shqipërinë, zgjodhëm Koalicionin Euroatlantik, numri 4.

Rama-Meta, si aleanca e 1 Prillit zhbëri Shqipërinë
ide



top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128