
Liverpool-i i sezonit të ri! Priten largime të rëndësishme por edhe afrime në “Anfield”

Liverpuli pritet të pësojë transformim në skuadër këtë merkato vere. Disa prej liderëve të ekipit mund të largohen, ndërsa drejtuesit e klubit të kuq po punojnë që të sjellin në Anfilld emrat ideal që do ta mbajnë ekipin konkurrues edhe për sezonin e ardhshëm.
Ky sezon që po mbyllet mund t’a gjejë Liverpool-in me boshllëqe të shumta në skuadër, pasi disa prej yjeve të ekipit priten të largohen këtë verë nga Anfield. I pari i cili duket se i ka thënë lamtumirë ‘të kuqve’ është mbrojtësi Trent Alexander-Arnold, që këtë verë 26-vjeçari përflitet se do të veshë fanellën e Real Madridit, si një lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me klubin aktual përfundon këtë qershor.
Por ndërkohë ‘hemorragjia’ brenda skuadrës nuk përfundon këtu. Edhe dy liderët e ekipit, sulmuesi Salah dhe mbrojtësi Van Dijk priten të jenë gjithashtu largime të bujshme nga Liverpool-i. E sikur të mos mjaftonte kjo, drejt largimit janë edhe Darwin Nunez, Diogo Jota dhe Luis Diaz.
Këto largime të mundshme nga skuadra tashmë kanë filluar të shqetësojnë tifozët e kuq, të cilët kërkojnë që ekipi i tyre i zemrës të jetë sa më konkurrues.
Por nga ana tjetër, drejtuesit e Liverpool-it po punojnë në hyrje, për të sjellë në Anfield emra cilësorë.
Lojtarë si sulmuesi i Newcastle Alexander Isak, mbrojtësit Milos Kerkez e Jeremie Frimpong, si dhe mesfushori Brighton, Carlos Baleba janë disa prej emrave që në këtë merkato vere mund të veshin fanellën e kuqe. Trajneri Arne Slot po tenton të rifreskojë me emra të rinj. Kujtojmë që tekniku holandez mori drejtimin e skuadrës në fillimin e këtij edicioni dhe aktualisht është shumë pranë titullit në Premier League.

Edi Rama, një Caligula me smartphone në dorë!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128