
Maignan justifikon sezonin zhgënjyes të Milanit: Nuk duhet t’ia vëmë fajin dikujt, gjëra të tilla ndodhin

7 Prill 2025, 11:09 / SPORT
Mike Maignan, portieri i Milanit, pas barazimit kundër Fiorentinës, foli për mikrofonin e “Sport TV Portugal”: "Ishim në disavantazh 2-0, por reaguam mirë dhe mund ta kishim fituar ndeshjen.
Po, e nisëm keq ndeshjen, fiorentinët hynë më mirë në lojë se ne. Mund të kishim bërë më shumë, nuk ishim mjaftueshëm konkretë. Çfarë i mungon Milanit? "Në futboll ndodhin edhe sezone të tilla.
Pra, nuk është e nevojshme t’ia vësh fajin skuadrës apo dikujt në veçanti. Ajo që duhet të bëjmë është të marrim eksperiencë dhe të kuptojmë që mund të ketë periudha të tilla. Ky sezon do na vlejë për t’u rritur në të ardhmen".

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128