“Meritat dhe kritikat e Sylvinhos”, Duro në “Euro 24”: Ndaj Spanjës pa ngarkesë, imazhi i Shqipërisë është rritur

Trajneri i njohur, Shpëtim Duro, i ftuar në News 24, në emisionin “Euro 24”, të drejtuar nga Trevisa Tufa u shpreh se barazimi me Kroacinë ka rritur imazhin e Shqipërisë dhe se kuqezinjtë me këto paraqitje deri më tani, e kanë arritur misionin e vet. Sipas tij, ndaj Spanjës nuk duhet të jemi të ngarkuar.
“Kur ka patur merita Sylvinho, e kemi thënë. Por ne edhe mund të kritikojmë. Përse nuk u fut Daku apo Hoxha më herët? Mos të harrojmë, që Sylvinho i mori. Ato që kritikojnë Sylvinhon në Kosovë, aty e kishin Hoxhën, përse nuk e aktivizuan? Merita është e trajnerit, edhe për Mitajn dhe Asanin. Ndeshja më e mirë e Sylvinhos nuk ishte kjo, por arritja në grupet e Europianit.
Nuk duhet të ngarkohemi ndaj Spanjës. Jemi në moment të mirë, nuk e kemi fitoren me patjetër. Nuk duhet të ushtrojmë presion. Ndeshja ndaj Kroacisë rriti imazhin e Shqipërisë” –tha ai.
-
Formacionet zyrtare/ Spanjë-Itali, ja si rreshtohen rivalët e Shqipërisë
20 Qershor, 20:35
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

