
Përballja me Bylisin në “Arenën Kombëtare”, Tirana nxjerr në shitje biletat

24 Mars 2025, 16:47 / SPORT
Tirana dhe Bylis do të përballen këtë të mërkurë për të luajtur ndeshjen e vlefshme për javën e 31 të Superiores. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Arena Kombëtare”, nis në orën 18:00.
Tashmë klubi bardheblu ka nxjerrë në shitje edhe biletat për këtë ndeshje delikate. Çmimet fillojnë nga 400 lekë në tribunën V dhe N, ndërsa 700 lekë do të jetë në tribunën E.
Në tribunat W 101-103 dhe W 105-107 bileta do të jetë 2000 lekë. Ndërsa bileta në tribunën W 104 çmimi do të jetë 3000 lekë. Kujtojmë që kjo ndeshje është direkte për “zonën e ftohtë” në renditje.

Edi Rama, një Caligula me smartphone në dorë!
Nga Irena Beqiraj
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128