Raundi i parë i kualifikueseve të Euro 2026 U-17/ Shqipëria barazon 1-1 me Holandën

Kombëtarja shqiptare U-17 e nisi me barazim raundin e parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian 2026.
Kuqezinjtë barazuan 1-1 me Holandën në “Sportski park NK Graničar” në Kotoriba.
Golin për Shqipërinë e realizoi Dion Vata.
Trajneri Fatjon Tafaj e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Xhoel Mezani (GK), Kostantinos Varesi (C), Ettore Pierro Dennis, Petro Marku, Dion Vata, Mattias Allasufi, Armend Muslika, Frensi Mali, Klejton Uruci, Sokol Uldedaj, Ermal Ymeri.
Holanda kaloi në avantazh në minutën e 11-të me golin e Schaken, ndërsa pjesa e parë u mbyll me shifrat 1-0.
Në pjesën e dytë, kuqezinjtë reaguan dhe barazuan rezultatin në minutën e 52-të me Dion Vatën.
Skuadra kuqezi zhvilloi një paraqitje shumë të mirë, duke tentuar sërish portën kundërshtare dhe u mbrojt mirë për të shmangur çdo rrezik deri në fund. Takimi u mbyll me rezultatin 1-1.
Ndeshja e dytë e Kombëtares U-17 në grup do të luhet ndaj Kroacisë më 14 nëntor, në orën 11:30, ndërsa përballja e fundit do të jetë ndaj Kazakistanit më 17 nëntor, në orën 11:30.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
Protestat e dhunshme si terapi në grup
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




