
Real Madrid rikthehet te fitorja, mund Gironan në shtëpi, show Modric-Vinicius

Pas dy barazimesh dhe një humbje, Real Madrid takohet përsëri me fitoren, teksa mundi 2-0 Gironan në shtëpi.
Në fraksionin e parë, Los Blancos dominuan me mbajtjen e topin, duke treguar dëshirë të madhe për të sulmuar.
Për të ardhur te goli, u desh të vinte minuta e 41-të e sfidës. Gjithçka nisi nga zhvillimi i një goditje këndi, mysafirët provuan të largojnë një top nga zona, por sfera përfundoi te Modric, i cili u koordinua në mënyrë perfekte dhe me një goditje fantastike nga distanca “përshëndeti” rrjetën.
Një gol me të vërtetë për panoramë, që çoi peshë zemrat e tifozëve në shkallët e stadiumit.
Në minutën e 75-të, madrilenët i afrohen golit të dytë me Vinicius, por gjuajtja e sulmuesit brazilian shkon mbi portë. Pak më vonë, Mbappe gabon para portierit, duke shpërdoruar një tjetër rast.
Ekipi i Ancelottit gjeti golin e sigurisë falë Vinicius, i cili kombinon mirë me Mbappe dhe finalizon si duhet aksionin.
Real Madrid renditet në vendin e dytë me 54 pikë, po aq sa Barcelona kryesuese.

Fundi i një Lideri të fortë edhe njëkohësisht të dobët, si rasti Rama!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128