Ronaldo nuk ndalet, ylli portugez shënon dygolësh në Championsin aziatik

25 Nëntor 2024, 19:22 / SPORT ALFA PRESS

Ronaldo nuk ndalet, ylli portugez shënon dygolësh në Championsin
Al Nassr ka fituar në transfertë përballë Al Gharafa (Katar) sfidën e vlefshme për raundin e 5-të të Champions League Aziatike. Kjo ndeshje u mbyll me rezultatin 1-3 në favor të ekipit arab.

Për Al Nassr protagonist absolut ishte Cristiano Ronaldo. Ylli portguez shënoi dy gola për të tijët, përkatësisht në minutën e 46-të dhe në të 64-tën.

Golin tjetër për Al Nassr e shënoi Angelo në minutën e 58-të. Në anën tjetër, golin e vetëm për Al Gharafa e realizoi Joselu.

Një tjetër performancë fantastike e CR7-ës që tregon se mosha është thjeshtë një numër. Edhe pse 39-vjeçar, Ronaldo vazhdon që të mahnisë botën e futbollit duke qenë protagonist absolut.

 

Po ndodh...

ide