Rrëfimi i Shpendit: Synoj të shënoj sa më shumë gola, Shqipëria dhurata ime!
Cristian Shpendi është njeriu i momentit në Serie B me Cesenën, teksa kryeson listën e golashënueshve. Shpendi pëlqehet nga shumë skuadra, si në Itali, ashtu edhe në Angli. Ai, në një intervistë të dhënë së fundmi, ka folur për synimet e tij në aspektin personal, ndërsa nuk ka hezituar të japë opinionin e tij edhe sa i takon çështjes së kombëtares.
“Do të doja të arrija një objektiv me Cesenën, është klubi që më rriti dhe jam shumë pranë tifozëve. Do të ishte një ëndërr e realizuar. Sigurisht që një objektiv, në këtë pikë, është të luftoj për renditjen e golashënuesit më të mirë, po përpiqem të arrij ndeshje pas ndeshje falë edhe ekipit”.
“Kombëtarja- Nuk më kanë telefonuar asnjëherë, nuk ka pasur asnjë kontakt. Gjithmonë kam punuar dhe luftuar për Shqipërinë, ajo është dhurata ime. Sigurisht që do ta mendoja, kombëtarja italiane është në nivel botëror, kështu që sigurisht që do ta mendoja”- tha ai.
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128