Shënojnë Benzema dhe Ronaldo, ish-sulmuesit e Real Madrid i përgjigjen njëri-tjetrit

Al-Ittihad dhe Al-Nassr janë duke luajtur sonte në stadiumin King Abdullah Sport City në qytetin e Jeddah ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të të kampionatit saudit të futbollit.
Në fushë nga minuta e parë yjet e ekipeve, por edhe shqiptari Mario Mitaj me Benzema & Co.
Futbollisti kuqezi është tashmë një titullar i padiskutueshëm për ekipin verdhezi që ka gjetur golin në fillim të pjesës së dytë me Benzema pas një dalje të bukur të ekipit nga e djathta dhe një asisti perfekt.
Por, dy minuta më vonë ka barazuar i zakonshmi Cristiano Ronaldo, pikërisht duke i kthyer “reston” ish-shokut të ekipit te Real Madrid, me të cilin ka fituar gjithçka. Ronaldo sulmoi zonën teksa një top i pasuar te ai ishte si një penallti e lëvizzshme të cilën portugezi e ka depozituar në rrjetë për 1-1.
Ky ishte goli i 916-të në histori për portugezin teksa këtë sezon ai ka shënuar 16 gola deri tani në të gjitha kompeticionet.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
Protestat e dhunshme si terapi në grup
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
