“Shqipëria surpriza e Euro 2024”, Mourinho: Dëshirë, tifozllëk dhe rekorde

Performancat e kombëtares shqiptare në Euro 2024 kanë tërhequr edhe vëmendjen e Jose Mourinhos. “Surpriza e Europianit”, i cilëson tekniku i famshëm portugez kuqezinjtë e Sylvinhos.
Shqipëria zhvilloi një ndeshje të madhe ndaj Kroacisë, por në fund vetëm një pikë e ardhur falë barazimit 2-2 nëpërmjet golit të Klaus Gjasulës në minutat shtesë.
Kombëtarja dominoi kroatët në pjesën dërrmuese të duelit në Hamburg, sfidë ku të mëdha janë pengjet sa u përket rasteve të shpërdoruara, por jo vetëm.
Gjithsesi, Shqipëria nuk ka asgjë për të humbur dhe do të tentojë fitoren në ndeshjen e 24 qershorit përballë Spanjës. Që do të sillte kualifikimin e çmendur në grupin më të fortë në Gjermani 2024.
Në një postim në rrjetet sociale, trajneri i ri i Fenerbahces në Superligën turke nuk i kursen elozhet për kombëtaren e gjithë shqiptarëve.
“Shqipëria është një nga skuadrat që ka thyer çdo parashikim. Në grupin e vdekjes me pak pritshmëri, stadiume plot, ndeshje të bukura, gola në sekondat e para dhe gola në minutat e fundit.
Një skuadër plot jetë në kërkim të fitoreve. Nuk e kishim parë një gjë të tillë që prej Kosta Rikës në Botërorin e 2014-s. Kulmi i futbollit”.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


