Superiorja/ Barazim pa gola, Dinamo dhe Bylis ndajnë pikët, Vora mund Flamurtarin

21 Shtator 2025, 18:19 / SPORT ALFA PRESS

Superiorja/ Barazim pa gola, Dinamo dhe Bylis ndajnë pikët, Vora mund

Superiorja zbriti në fushë edhe këtë të dielë, për të zhvilluar disa nga ndeshjet e javës së katërt.

Barazim 0-0 mes Dinamos dhe Bylis, në takimin e luajtur në “Selman Stërmasi”.

Rasti i parë serioz i takon ballshiotëve, por Malomo nuk tregohet i saktë, duke gabuar para portierit. Në minutat e fundit të pjesës së parë, te dinamovitët provoi Dejvi Bregu, por pa rezultat.

23 minuta nga fundi i ndeshjes, ekipi i Josës mbeti me një lojtar më pak, pasi për një goditje me bërryl ndaj Ditës, u ndëshkua me karton të kuq Peralta. Në fund të dyja skuadrat morën nga një pikë, pavarësisht rasteve.

Në ndeshjen tjetër, Vora mundi 1-0 Flamurtarin.

 

Po ndodh...

ide