Tek Atalanta “mbajnë frymën”, Gjimshiti zbulon gjendjen e tij

25 Mars 2025, 12:32 / SPORT ALFA PRESS

Tek Atalanta “mbajnë frymën”, Gjimshiti zbulon gjendjen e

E sigurt është se në radhët e Atalantës nuk ishin shumë të lumtur me atë që panë në “Arenën Kombëtare”. Sfida ndaj Andorrës për Berat Gjimshitin zgjati vetëm 67 minuta, me kapitenin kuqezi që doli nga fusha si pasojë e një shqetësimi.

Në një reagim për mediat, Gjimshiti zbuloi gjendjen e tij duke qetësuar trajnerin Gasperini:

“Jam mirë, gjithçka kaloi. Kam një problem me kaviljen prej një kohë të gjatë. Shpresoj që të jem mirë për pjesën e mbetur të sezonit. Kisha folur me trajnerin dhe me stafin mjekësor, nuk dëshiroja të rrezikoja më shumë”, u shpreh Gjimshiti pas ndeshjes kundër Andorrës.

 

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128