Tirana i rikthehet seancave stërvitore, situata te bardheblutë pas pushimeve
4 Janar 2024, 16:27 / SPORT

Tirana u ka dhënë fund pushimeve të marra për festat e fundvitit. Bardheblutë sot kanë zbritur në fushë dhe kanë nisur përgatitjet për pjesën e dytë të sezonit.
Sipas njoftimit të bërë nga klubi në faqen zyrtare në rrjetet sociale, ekipi do të qëndrojë i grumbulluar në kryeqytet, ku edhe do të zhvillojë fazën përgatitore para rifillimit të kampionatit.
Ekipi ka qenë i plotë nën urdhrat e trajnerit Julian Ahmataj, teksa ditën e sotme ka planifikuar edhe dy seanca stërvitore, ndërsa ditët në vijim, do të ketë edhe alternime nga stafi teknik.
Ekipi do të qëndrojë në grumbullim deri më datën 8 janar, ku më pas do të përgatitet për ndeshjen e parë të vitit 2024 në Kategorinë Superiore ndaj Dinamos, takim që do të luhet më datë 12 janar ora 17:00.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
Nga Bato Kosova
ide
Korrupsioni - mënyra jonë e jetesës
Nga Erl Kodra
Drejtësi “cilësore” për pushtetarët, por jo për qytetarët
Nga Ervis Iljazaj
Fallxhorët e Medias
Nga Roland Lami
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
