Trajneri i Lids bëhet viral, i ofron para arbitrit të katërt gjatë ndeshjes
22 Maj 2023, 12:24 / SPORT

Një situatë komike vjen nga Premier Liga angleze, aty ku protagonist është bërë trajneri Sem Alardais në ndeshjen mes Uest Ham dhe Lids.
Trajneri i Lids gjen 5 paundë në tokë pranë pankinës së tij dhe ishte pikërisht një moment kur kamerat e kishin në fokus. Trajneri i merr paratë dhe ia ofron arbitrit të katërt të ndeshjes, duke shkaktuar jo pak të qeshura.
Natyrisht, arbitri nuk i ka pranuar ndërkohë që trajneri ia ka ofruar edhe asistentit të tij, por edhe ky i fundit i ka refuzuar. Në kushte të tilla, tekniku i ka futur në xhep. Videoja është bërë shpejt virale në rrjetet sociale duke shkaktuar jo pak të qeshura, teksa nuk mungojnë as batuta të tipit: “Ka tentuar ta blejë”./Panoramasport.al
-
Gol dhe asist, 23-vjeçari shqiptar shkëlqen në Danimarkë
21 Maj, 17:42 -
-
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



