VIDEO/ Gol “alla Ronaldinjo”, ish-mesfushori i Partizanit dhe Tiranës i magjeps të gjithë me realizimin spektakolar
14 Prill 2024, 14:38 / SPORT

Të gjithë e mbajnë mend golin ikonik të shënuar nga Ronaldinjo në vitin 2005 në duelin ndaj Çelsit të vlefshëm për Ligën e Kampionëve.
Një silurë të ngjashme ka realizuar ditën e sotme edhe ish-mesfushori i Partizanit dhe Tiranës, Engjëll Hoti, me fanellën e LKS Lodz në elitën e futbollit polak, ku skuadra e tij triumfoi me rezultatin 3-1.
Ishte minutan e 71-të, ku me një gjuajtje brilante nga vendi, në hyrje të zonës, Hoti e dërgoi topin në trekëndësh, duke magjepsur të gjithë të pranishmit, teksa ngriti shifrat në 3-1. Një realizim me të vërtet spektakolar, që të sjell në mendje lojtarë të klasit të lartë botërorë. Për më tepër shikoni videon:
Hoti goal vs Radomiak pic.twitter.com/xbhV1dkert
— Maciej (@dreslinskim) April 14, 2024
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Nga Blendi Kajsiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
Besmir Semanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
