Video/ I harruar nga Kombëtarja, Etrit Berisha shkëlqen në Suedi! Pret dy penallti dhe fiton Kupën
29 Maj 2025, 19:31 / SPORT

Etrit Berisha ka fituar Kupën e Suedisë me skuadrën e tij, Hacken.
Në finalen ndaj Malmos, pas barazimit në kohën e rregullt, fitorja u vendos pas goditjeve nga pika e bardhë.
Berisha priti dy penallti, duke kontribuar në fitoren 2-4 të ekipit të tij. Portieri shqiptar ishte vendimtar në momentet kyçe të ndeshjes.
Ai u bashkua me Hacken më 11 prill dhe menjëherë ia ka dalë të jetë vendimtar. Ky është trofeu i parë i tij me klubin suedez.
Penalltia e parë e pritur nga Berisha – Video
Penalltia e dytë e pritur – Video
Kujtojmë që Berisha nuk u ftua nga trajneri Silvinjo për dy ndeshjet e qershorit të vlefshme për kualifikueset e Botërorit.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
Nga Bato Kosova
ide
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
Nga Taulanda Jupi
Protestat e dhunshme si terapi në grup
Nga Roland Lami
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
Nga Ermal Peçi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

