VIDEO/ Momente të frikshme në ndeshjen Verona-Fiorentina! Lojtari italian merr goditje në kokë dhe largohet me barelë nga fusha

23 Shkurt 2025, 17:30 / SPORT ALFA PRESS
VIDEO/ Momente të frikshme në ndeshjen Verona-Fiorentina! Lojtari

Gjatë ndeshjes në Seria A, Verona-Fiorentina lojtari italian, Moise Kean u shoqërua jashtë fushës pas një përplasje të frikshme gjatë pjesës së dytë.

Sulmuesi italian i Fiorentinës, Moise Kean pësoi një çarje të thellë në vetull në një përplasje me lojtarët Dawidowicz dhe Coppola.

Kean ishte ishte i gjakosur dhe mori shpejt ndihmën e mjekëve të ekipit. Kean u kthye menjëherë në fushë pasi trajtoi plagën.

Pas pak minuta lojë Kean ai kishte dukej se pati marrje mendsh dhe u rrëzua. Ai u transportua menjëherë me barelë jashtë fushës së bashku me duartrokitjet e tifozëve të të dyja ekipeve.

Më pas Kean u dërgua në spital për analiza. Edhe kur u largua nga fusha pas rrëzimit Kean dukej se ishte i vetëdijshëm pasi po lëvizte krahët.

Po ndodh...

ide