Zyrtare/ Goditje e Bylisit, rikthen në Superiore fantazistin që fitoi titullin me Partizanin
5 Shkurt 2025, 13:24 / SPORT

Viktor da Silva është prezantuar ditën e sotme te Bylisi. Një goditje e madhe nga ballshiotët me mesfushorin që u shpall kampion me Partizanin. Braziliani do të jetë i gatshëm në sfidën e sotme ndaj Egnatias.
Postimi i plotë
NJOFTIM!
FK BYLIS zyrtarizon dhe prezanton brazilianin Viktor Da Silva. Mesfushori me tipare sulmuese nuk është një emër i panjohur, pasi më parë ka luajtur me klubet e Vllaznisë dhe Partizanit në Superioren tonë, duke lënë gjurmë dhe spikatur me performancën dhe golat e tij.
Braziliani Da Silva është vënë nën urdhërat e stafit tenik dhe pritet që të jetë një forcë më shumë në organikën e skuadrës sonë dhe do të jetë gati që në sfidën e sotme ndaj Egnatias.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
Nga Bato Kosova
ide
Sekretari i Parë i PD
Nga Indrit Vokshi
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

