Tensione para nisjes së protestës në Prishtinë/ Përplasje mes policisë dhe pjesëmarrësve për dokumentet e identifikimit

18 September 2026, 11:44 / KOSOVA ALFA PRESS

Tensione para nisjes së protestës në Prishtinë. Policia ka kërkuar dokumentet e identifikimit nga disa prej pjesëmarrësve, kërkesë që ka shkaktuar reagime dhe debate mes efektivëve dhe qytetarëve.

Protesta është thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në kundërshtim me aktgjykimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Tubimi zhvillohet në sheshet e Prishtinës, ndërsa Policia e Kosovës ka marrë masa të posaçme për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë protestës.

Policia më herët u ka bërë thirrje pjesëmarrësve të tregojnë maturi, të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve dhe të shmangin çdo veprim që mund të cenojë sigurinë publike.

Për shkak të protestës, autoritetet kanë paralajmëruar edhe kufizime të përkohshme të qarkullimit në disa rrugë të Prishtinës.

Po ndodh...

ide