U dhunua nga Joz Marku, Edi Kuçit shpallet në kërkim për moskallëzim krimi! Mohon se është sulmuar nga këngëtari

8 September 2026, 12:01 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Një ditë pasi Prokuroria e Tiranës kërkoi masën “arrest me burg” për këngëtarin Jozefin Marku dhe shoferin e tij Kristjan Nikolli, për dhunimin e Eduart Kuçit, policia ka shpallur në kërkim këtë të fundit.

Mësohet se Kuçi pas dhunimit në afërsi të mbikalimit të Rinasit, nuk e ka denoncuar në polici sulmin fizik ndaj tij. I riu nga Kosova, raportohet se para hetuesve ka thënë se ka qenë një konflikt i thjeshtë dhe vetëm një bllokim rruge.

Ndërsa pas verifikimeve, policia e ka shpallur në kërkim Eduart Kuçit për veprën penale të moskallëzimit të krimit.

Sa i përket ndalimit të Joz Markut, fillimisht këngëtari është thirrur për t’u paraqitur, por nuk ka pranuar dhe policia ka reaguar duke e prangosur. Pas ndalimit, këngëtari ka deklaruar se zanafilla e sherrit lidhet me ofendimet që ish-banori i “Big Brother VIP Kosova” i ka bërë në rrjetet sociale.

Po ashtu u bë me dije se prokurori i çështjes ka kërkuar ekspertimin e dëmtimeve trupore të Kuçit, ndërsa ende nuk është caktuar ora ku do të jepet masa e sigurisë për këngëtarin.

Joz Marku është arrestuar nga Policia e Shtetit të shtunën teksa qëndronte në banesën e mikut të tij. Ai akuzohet për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Kanosja”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Ndërhyrja e padrejtë në jetën private”.

Po ndodh...