Hodhi gaz lotsjellës në Kuvend në 2018, Ministri i Brendshëm i Kosovës dënohet me një vit burg

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është dënuar këtë të martë me një vit burgim me kusht për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në vitin 2018. Vendimi është marrë nga Gjykata Themelore në Prishtinë, e cila e ka shpallur fajtor Sveçlën për veprën penale “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Dënimi me kusht do të thotë se Sveçla nuk do ta vuajë dënimin me burg, përveç nëse gjatë periudhës njëvjeçare të kushtit kryen një vepër tjetër penale. Sveçla nuk ka qenë i pranishëm në sallën e gjyqit në momentin kur është shpallur aktgjykimi.
Me herët, Sveçla ishte deklaruar i pafajshëm dhe hedhjen e gazit e pati quajtur aktivitet politik, përmes të cilit si deputet opozitar në atë kohë, e kundërshtonte ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.
Në të njejtin proces gjyqësore janë të akuzuar edhe ministrja në detyrë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, ish-deputeti i Vetëvendosjes Salih Zyba dhe ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Drita Millaku.
Po ndodh...
ide
Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeministri Rama duhet të dorëhiqet
Edi Rama, Harari dhe algoritmi!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128